Pavarësisht raportimeve për rritjen e së djathtës populiste, tre grupet kryesore në Parlamentin Evropian mbeten të pandryshuara.

Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) i qendrës së djathtë, doli i pari — siç kanë bërë në çdo zgjedhje parlamentare evropiane që nga viti 1999 – me 186 ligjvënësve për dhomën me 720 ulëse. Nga zgjedhjet e fundit, EPP ka siguruar 10 vende më shumë se Parlamenti i shkuar, sipas të dhënave të përditësuara nga Parlamenti Europian pasditen e së hënës.

Bazuar në rezultatet e përditësuara, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) doli e dyta me 135 anëtarë Parlamentit Evropian (PE), 4 më pak se grupimi i mëparshëm.

Partia Renew  [qendër liberale] doli e treta me 79 deputetë, duke humbur 23 vende nga Parlamenti i mëparshëm.

Së bashku, këto tri grupime  kanë shumicën prej 400 deputetësh në dhomën e ulët të Parlamentit me 705 ulëse.

Reformistët Evropianë (ECR) renditen të katërtët me 73 vende, 4 më shumë se Parlamenti Europian i shkuar.

Capture
Capture

Në vendin e 5-të, si grupimi më i madh në Parlamentin Europian renditet “Demokracia” (ID) me 58 vende, 9 më shumë se rezultati i zgjedhjeve të kaluara, të 5 viteve më parë.

Grupimi i të Gjelbërve (Greens/EFA) renditet si grupimi i 6-të në Parlamentin Europian me 53 vende. Ky grupim ka pësuar humbjen më të madhe krahasuar me 5 vite më parë, duke humbur plot 18 vende në Parlamentin Europian.

Rënie të konsiderueshme kanë pësuar deputetët e identifikuar si “NI (A)”. Këta të fundit pas zgjedhjeve të djeshme kanë 45 vende, ose 17 më pak se ato që kishte në Parlamentin e shkuar. Këtu përfshihen deputetët e Parlamentit Evropian që zgjedhin të mos bashkohen me asnjë grup.

Grupimi i të majtëve ka 36 vende, 1 më pak seç kishin në Parlamentin e shkuar, ndërsa 55 vende i përkasin deputetëve që nuk janë aleatë të asnjë prej grupeve politike të ngritura në Parlamentin në largim.

Sa i përket suksesit të zgjedhjeve, eurodeputetët e pavarur, që kanë fituar 100 mandate.  Shumë nga këta anëtarë të pavarur mund t’i bashkohen një prej grupimeve të formësuara, ndoshta duke rritur ndjeshëm ndikimin e tyre.

Për të formuar një grup zyrtar parlamentar në Parlamentin Evropian nevojiten minimumi prej 23 deputetësh nga të paktën shtatë vende të BE-së.

Anëtarët kanë kohë deri më 16 korrik për të negociuar përbërjen e grupeve politike, kur Parlamenti i ri Evropian mblidhet për seancën e tij inauguruese legjislative në Strasburg.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: