Një burrë nga Karolina e Veriut, i cili fitoi një çmim llotarie prej 2 milionë dollarësh në vitin 2022, tha se do t’ia kthejë komunitetit të tij pasi të ketë fituar 100,000 dollarë të tjerë nga një biletë gërvishtëse.

John Robbins nga Uilmington u tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se fitimi i 2 milionë dollarëve nga një biletë e Ultimate 7 në maj 2022 nuk e ndaloi atë të blinte bileta gërvishtëse. “Më thanë se rrufeja nuk mund të godasë dy herë, por mendoj se mundet”, tha Robbins.

Robbins bleu një biletë prej 30 dollarësh Black Titanium nga Han-Dee Hugo’s në North College Road në Uilmington, i njëjti dyqan ku fitoi çmimin e mëparshëm të madh.

Nga bileta e re fitoi 100,000 dollarë. Ai tha se fitimet e tij të fundit do të shkojnë për të ndihmuar komunitetin.

“Ëndrra ime është të bëj një ndryshim në Uilmington,” tha Robbins. “Unë dua t’u kthej njerëzve këtu buzëqeshjen, atyre që janë më pak me fat. Unë dua të bëj diçka për të ndihmuar në ndryshimin e gjendjes së komunitetit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: