Shtëpia Jacquemus festoi 15 vjetorin e saj me një shfaqje mbresëlënëse të modës të mbajtur në Capri të hënën më 10 qershor.

Dhjetëra të ftuar të famshëm të stilistit francez Simon Porte Jacquemus morën pjesë në këtë event, ku u prezantua koleksioni vjeshtë-dimër 2024.

Gwyneth Paltrow u largua për pak kohë nga Los Angeles dhe u kthye, vite pas xhirimit të filmit ‘The Talented Mr. Ripley’, në bregun piktoresk perëndimor të Italisë, ku u shfaq me një fustan të zi nga Jacquemus, i cili shfaqte një dekolte të thellë dhe bel të theksuar.

Pavarësisht ngjyrës, jumpsuit-i i Paltrow është veshja perfekte verore për pamje elegante dhe të paharrueshme.

Ajo u ngjit në një jaht e veshur me veshjen, në shoqërinë e bashkëthemeluesit të Valentino, Giancarlo Giammetti, ku spikati edhe një herë me stilin e saj. Paltrow e bashkoi veshjen me një palë sandale të holla me rripa të larta dhe taka, të cilat sigurisht i hoqi kur hipi në varkë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shfaqja e stilistit 34-vjeçar u mbajt në Casa Malaparte, një pikë referimi në ishull ku u filmuan shumë skena nga filmi Le Mépris i Jean-Luc Godard.

Të famshëm që morën pjesë në këtë ngjarje përfshinin këngëtaren Dua Lipa dhe modelen Rosie Huntington-Whiteley.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Privategg (@giancarlogiammetti)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb