Egjipti përshëndeti rezolutën e Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të përhershëm në Gaza. Rezoluta në fjalë bënë thirrje për tërheqjen totale të Izraelit, kthimin e njerëzve të zhvendosur në shtëpitë e tyre dhe një angazhim për krijimin e dy shteteve.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Jashtme, Egjipti ripërsëriti thirrjen e tij ndaj Izraelit që të respektojë detyrimet e tij në përputhje me dispozitat e ligjit ndërkombëtar dhe t’i japë fund luftës kundër Rripit të Gazës, si dhe vrasjeve dhe shkatërrimeve në Rripin e Gazës, duke i bërë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të ndërmarrin “hapa seriozë” për të përfunduar këtë marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të filluar zbatimin e dispozitave të saj pa vonesë apo kushte.

Në lidhje me atë që thuhej në rezolutë në lidhje me angazhimin e Këshillit të Sigurimit për vizionin e një zgjidhjeje me dy shtete në përputhje me vendimet e legjitimitetit ndërkombëtar, Egjipti ripohoi nevojën për “veprim serioz” nga ana e palëve, si “garancia e vetme për të hequr krizën nga rrënjët dhe për të mbështetur themelet e stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe për të krijuar një shtet të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: