Fatos Abdullahu është arrestuar këtë të martë në Tiranë nga efektivët e policisë.
Dyshohet se 33-vjeçari ka përplasure me makinë një 10-vjeçar dhe më pas është larguar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ndërkohë mësohet se i mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve
Njoftimi i policisë:
A., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar një shtetas 10 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi i mitur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.