Deputeti Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kryeministri Edi Rama ka bojkotuar përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Shehu thekson se Rama nuk ka shkuar as vetë dhe nuk ka dërguar asnjë përfaqësues të qeverisë së Tiranës në Prizren, në një kohë që përkujtohet edhe 25-vjetori i çlirimit të Kosovës. Sipas Shehut, të tilla gjëra absurde ndodhin, kur nuk e njeh gjenocidin serb në Kosovë.

Postimi i deputetit të PD Tritan Shehu:

Rama bojkoton pervjetorin e Lidhjes Prizrenit!

Asnje pjesemarje e rendesishme nga Tirana zyrtare ne Prizren per festimet e pervjetorit te Lidhjes se Prizrenit, qe perkon edhe me 25 Vjetorin e clirimit te Kosoves.

Rama nuk ka lejuar asnje nga personalitet politike e shteterore te rregjimit te tij, te marrin pjese ne ate ceremoni.

Bojkotim i plote nga Rilindja i asaj ceromonie per ate ngjarje madhore e simbol, sic eshte Lidhja e Prizrenit ne historine e kombit tone.

Ne ate ceremoni qe i dedikohej edhe 25 Vjetorit te Clirimit te Kosoves e shpetimit te saj nga Genocidi Serb.

Keshtu ndodh kur nuk njeh ate Genocid.

“Haron” edhe Lidhjen e Prizrenit!!!!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: