Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka pritur homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shpërndarë disa fotografi dhe ka bërë të ditur se Begaj do të qëndrojë në Kosovë për Ditën e Çlirimit (më 12 qershor).
“Me Presidentin Begaj në prag të Ditës së Çlirimit, përvjetorit të rëndësishëm të popullit tonë, të cilën do ta shënojmë bashkë! “, ka shkruar Osmani.
(Balkanweb)