Gazetari Mentor Kikia në studion e emisionit “Open” në Neës24, ku është diskutuar mbi vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha të drejtën e vulës dhe logos grupimit të drejtuar nga ish-Kryeministri Sali Berisha, tha se pavarësisht se nga do të shkonte vula, duhej që opozita të organizohej ose riorganizohej.

Kikia tha se nuk ka shumë vend për të festuar, është fundi i një epopeje apo përplasjeje, por tashmë është një histori që u mbyll.

Gazetari tha se deklarata e Sali Berishës sot ishte një ftesë për të rikthyer në PD gjithkënd që ka ikur, mëgjithëse unë nuk besoj se do të ndodhë.

“Çështja është se çfarë do të mund të bëjë nga sot PD? Lulzim Basha, në reagimet e para, nuk të lë përshtypjen se do të kemi një bashkim, çka do të thotë se ai mund të themelojë një parti të re.

Nuk besoj se kemi të bëjmë me një pazar mes Berishës dhe Ramës, sikundër ka artikuluar edhe Lulzim Basha. Edi Ramës i intereson të ketë kundërshtar Sali Berishën, ndaj them që nuk ka marrëveshje në ajër mes të dyve.

Nëse Ramës sot do ti duhet të zgjedhë kundërshtarin, pikërisht do të zgjidhte Berishën”, tha Kikia.

Gazetari u shpreh se politika shqiptare përgjithësisht luhet nën rrogoz, ku Edi Rama ka qenë disa lëvizja përpara. “Ka disa lëvizje që i kanë paraprirë këtij vendimit të sotëm. Nuk është çudi që Berisha të humbasë edhe mandatin e deputetit brenda muajit, por Ramës i intereson Berisha si kundërshtar, pasi është kundershtari më i atakueshëm dhe më i mundshëm”, tha Kikia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: