Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez përmes një deklarate të përbashkët bënë me dije se e kishin dhënë përgjigjen e tyre ndaj propozimit për armëpushim të Katarit dhe Egjiptit, duke shprehur “gatishmërinë për të qenë konstruktivë në mënyrë që të arrihet një marrëveshje”.

Dorëzimi i përgjigjes ndërmjet ndërmjetësve të Katarit dhe Egjiptit pasoi miratimin nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të hënën të një projekt-rezolute amerikane që synon të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për një armëpushim trefazor për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Rezoluta u miratua me 14 vota pro dhe Rusia abstenoi, duke u kërkuar të dyja palëve në konflikt që të zbatojnë plotësisht kushtet e propozimit pa vonesa.

Deklarata e përbashkët Hamas-Xhihad thekson se përgjigja i jep përparësi interesave të popullit palestinez dhe vë në dukje domosdoshmërinë e ndalimit të plotë të luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës, duke kërkuar një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga territori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: