Është prezantuar platforma digjitale Kombëtare e Turizmit TEA.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, tha se turizmi është përmirësuar në mënyrë të jashtëzakonshme.
Kreu i qeverisë tha se aplikacioni është pasqyrë për të parë atë që ndodh në realitet dhe në realitetin e turizmit përfshihen edhe aktivitetet e përditshme kulturore e artistike.
“Turizmi është përmirësuar në mënyrë të jashtëzakonshme.
Institucion qendror i Republikës është edhe një monument i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, tanimë i rikthyer në identitet por me një funksion tjetër.
Më vjen mirë që sot jemi këtu bashkë me përfaqësues të industrisë së turizmit por edhe përfaqësues nga sektori bankar, pushteti vendor dhe përfaqësues nga vendet mike, të cilët kanë rolin e tyre në këtë përpjekje të përbashkët pasi janë dera e parë ku ata që na vizitojnë trokasin për të marrë informacione.
Dua të ndaj me ju një shifër të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë.
Monumentet historike dhe sitet arkeologjike vetëm në 4 muajt e parë të 2024 kanë tërhequr 182 mijë vizitorë, parqet kombëtare e natyrore u vizituan nga rreth 800 mijë vizitorë. Shifra marramendëse se nga jemi nisur.
Aplikacioni është pasqyrë për të parë atë që ndodh në realitet dhe në realitetin e turizmit kemi përfshirë një komponent, ajo e aktivitetit të përditshëm kulturor e artistik si hapësirë që i ofron turistëve e vizitorëve mundësira përtej plazhit e diellit”, tha ai.