Recete nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr mel
1 spec të kuq
300 gr spinaq
2 qepë të njoma
1 vezë
2-3 lugë miell pa gluten
Kripë/Piper të zi
Turmerik
Majdanoz

Për salcën:

200 gr salcë kosi
1 lugë mustardë
1 lugë kaperi
4-5 kastraveca turshi
Kripë/Piper të zi
2 lugë vaj ulliri
Pak kopër

Përgatitja

Vendosim melin të ziejë në raportin 3:1, 3 ujë 1 mel. Në një tigan me 4 lugë vaj ulliri skuqim qepët e njoma, specin e kuq në kubikë dhe pasi janë zbutur shtojmë spinaqin. I lëmë të ftohen dhe i kalojmë në një tas. Aty shtojmë melin, vezën dhe miellin dhe erëzat. E trazojmë mirë masën dhe e kalojmë në format për minikekë duke i mbushur treçerek.
I vendosim në furrë me 220 gradë për tu pjekur 20 minuta aq sa të lidhen.
Kastravecat turshi i presim në copëza të vogla. Ia shtojmë kosit bashkë me erëzat dhe kaperin. I trazojmë dhe e hedhim në një tas të vogël ose te pjata e qofteve për t’i shoqëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: