Kylian Mbappé, kapiteni dhe sulmuesi i kombëtares franceze pritet të jetë lideri i skuadrës së Deschamps, për ta çuar kombëtaren drejt suksesit në këtë evropian. Transferimi I 25 vjeçarit nga Psg tek kampionët e evropës Real Madrid bëri “bujë”, por megjithatë sulmuesi francez duket për momentin i përqendruar maksimalisht vetëm tek evropiani me “Gjelat”.
Në një intervisë për gjermanen Sport Bild, kapiteni francez, u shpreh se pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, 2 vite më pare, Franca do të kërkojë suksesin në Gjermani, për të harruar jo vetëm atë finale të humbur në Katar, por edhe Evropianin e shkuar, kur Franca u eleminua që në raundn e 1/8 në mënyrë surprizuese nga Zvicra.
“Kupa e Evropës është një kompeticion shumë I vështirë për t’u fituar, I njohim shumë mire të gjitha skuadrat dhe jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarëve. Jam krenar që përfaqësoj këtë kombëtare në këtë evropian, si kapiten”, përfundoi Kylian Mbappé

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: