TIRANE

Historia e kombit dhe e vendit tonë ka krijuar e mbartur ndër vite, figura, personalitete, heronj për të cilët duhet të jemi krenarë e duhet t’i kujtojmë në çdo kohë, për vlerat që kanë shënjuar tek secili prej nesh.

Ky është dhe qëllimi i fushatës së re të kompanisë “Lufra”: për të promovuar figurat e kombit tonë përmes një pije tradicionale shqiptare.
Figurat e përzgjedhura për këtë fushatë, që nga mbretëresha Teuta, Skendërbeu, Ismail Qemali, Nenë Tereza, Shote Galica e Adem Jashari i përkasin kohëve, momenteve, ngjarjeve e qasjeve të ndryshme… por mbledhur nën një emërues të përbashkët: si vlerat të kombit shqiptar.

Jo pa qëllim është zgjedhur për ketë fushatë sezoni veror kur fluksi i turistëve mbërrin në pikun e tij e kur tradita, vlerat tona mund të promovohen fuqishëm edhe për të huajt që zgjedhin të vizitojnë e kalojnë pushimet në Shqipërinë, që ka jo vetëm bukuritë natyrore si atraksion por edhe traditën, historinë e figurat e shquara që e kanë shkruar atë.

Çdokush, ndërsa zgjedh të freskohet me një product tradicional shqiptar, siç është dhalli Lufra, mund të njohë apo dhe të rikujtojë për një çast historinë e bukur shqiptare… të cilën duhet të ndjehemi krenarë, duhet ta kujtojmë e vlerësojmë në çdo kohë. Lufra, kompania që mbart traditën si vlerë kryesore të saj, do të vazhdojë ta kryej gjithmonë këtë mision.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: