Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në Bypassin e Vlorës, shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb