Më shumë se 80 persona në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) kanë vdekur pasi varka me të cilën po udhëtonin u mbyt, ka njoftuar presidenti Felix Tshisekedi.

Aksidenti të mërkurën ndodhi në lumin Këa, rreth 70 km (43 milje) nga qyteti Mushie në provincën Mai-Ndombe.

“Presidenti i Republikës po bën thirrje për një hetim mbi shkaqet e vërteta të këtij incidenti fatkeq, për të parandaluar që një fatkeqësi e tillë të përsëritet në të ardhmen”, tha presidenca në një deklaratë të postuar në X.

Tshisekedi “dërgon ngushëllimet e tij për familjet dhe të dashurit e viktimave”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ai i udhëzoi autoritetet të marrin masa dhe të ndihmojnë të prekurit, shkruajnë mediat e huaja. 

Incidenti u shkaktua nga lundrimi gjatë natës, tha Rita Bola Dula, guvernatorja e provincës Mai-Ndombe, për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se hetimet vazhduan.

Aksidentet vdekjeprurëse me varka janë të zakonshme në DRC, ku anijet shpesh ngarkohen shumë përtej kapacitetit të tyre. Vendi i Afrikës Qendrore ka pak rrugë nëpër territorin e tij të gjerë e të pyllëzuar dhe udhëtimi në lumë është i zakonshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: