Autoritetet e Mianmarit kanë sekuestruar 500 kg metamfetaminë dhe 200 kg ketaminë në një operacion të fundit në Mianmarin lindor, tha Komiteti Qendror për Kontrollin e Abuzimit me Drogën.

Duke vepruar në bazë të një informacioni, policia kundër narkotikëve kontrolloi një automjet në qytezën Kengtung të shtetit lindor Shan dhe sekuestroi drogën, tha komiteti.

Lënda narkotike e sekuestruar ishte rreth 5.7 miliardë kyat (rreth 2.71 milion dollarë amerikanë), sipas komitetit.

Dy të dyshuar u arrestuan për rastin dhe u akuzuan sipas ligjit të vendit për drogat narkotike dhe substancat psikotrope, tha ai.

 

 (A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: