Partia e Lirisë ka zhvilluar mesditën e kësaj të enjte tryezën e punës. I pranishëm ka qenë dhe Grant Van Cleve, drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Grant Van Cleve u shpreh se synimi i Shqipërisë është BE-ja, por është e vështirë përmbushja e standarteve, pasi konkurenca të paktën në tregun e punës nuk do të jetë më vetëm brenda vendit, por edhe me vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Ndërkohë drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë theksoi gjithashtu se turzimi në Shqipëri po rritet me shpejtësi dhe patjetër vendi ka nevojë për fuqi punëtore.
Pjesë nga fjala e Grant Van Cleve, drejtues i Dhomës Amerikane të Tregtisë:
Pjesa e largimit të trurit është një gjë, por është edhe një anë tjetër e kësaj se kemi një turizëm që po rritet me shpejtësi dhe s’po e përballojmë dot, ne filluam vitin e kaluar me një punë të konsiderueshme, por jo mjaftueshëm e mirë.
Në momentin e fundit shumë punëtorë u njoftuan të vijnë, por nuk ndodhi prandaj ne duhet të bëjmë më të mirën.
Edhe pse shqiptarët kanë një dhunti me gjuhët e huaja, nuk janë ende të mirë përgatitur me kuptimin dhe përshtatjen e kulturave të tjera.
Kemi performuar mirë por jo sa për të trajtuar një mozaik kulturash që do vijnë në Shqipëri për të punuar .
E rëndësishme është frymëzimi i ekipit jo vetëm drejtimi i tyre, pra kjo ka lidhje me aftësinë ndërkulturore .
Nëse ky mjedis zgjerohet do kemi më shumë konkurrencë, e njëjta gjë me BE ne synojmë të jemi pjesë e BE-së së shpejti por ne duhet të përmbushim standartet që janë të vështira, sepse ne do konkurojmë jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe me vendet anëtare të BE-së.
(BalkanWeb)