Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në grupin e Lulzim Bashës, Edvin Kulluri ka reaguar pasi deputetja demokrate Eralda Bano njoftoi largimin nga grupi i deputetëve pranë Lulzim Bashës drejt atyre të Sali Berishës, të cilit së fundmi iu dha edhe vula e PD nga gjykata e Apelit.
Në një reagim të shkurtër në Facebook, Kulluri u shpreh se “deputetët e listave të mbyllura shkojnë nga shkon vula”, ose “shkojnë nga kryetarët”.
Ai shtoi se megjithatë, këta të fundit “nuk kanë faj, pasi gjysma e kanë marrë vesh që janë bërë deputetë nga titrat e televizioneve”.
“Deputetet e listave te mbyllura shkojnë nga shkon vula! Ose nga shkojnë kryetaret! Nuk kane faj, gjysma e kane marre vesh qe jane bere deputete nga titrat e televizioneve”, shkroi ai.