Guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se janë shtuar rastet e përdorimit dhe blerjeve me kartë.

Në një aktivitet të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, Sejko tha se rreth 78% e shoqërisë adulte kanë llogari bankare.

“Rreth 78% e shoqërisë adulte kanë llogari bankare. Po ashtu ka pasur rritje të numrit të pagesave elektronike dhe me kartë. Banka e Shqipërisë ka miratuar strategji për edukimin financiar, që është një e mirë publike për të gjithë. Se bashku mund të ndërtojmë një shoqëri financiare, ku të gjithë mund të zhvillohen.”, -tha Sejko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb