Policia gjermane kreu një aksion të koordinuar bastisjesh në shtatë shtete federale.
Policia gjermane ka arrestuar shtatë persona dhe ka sekuestruar kokainë me vlerë disa miliardë euro.
Bëhet e ditur se janë kapur 35 ton kokainë, shkruan gazeta gjermane, Bild.
Hetuesit deklarojnë se është kapja më e madhe e kokainës në Gjermani, shkruan kronenzeitung.
Bastisjet në kuadër të operacionit “Plexus” u kryen në Nordrhein-Ëestfalen, Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Hesse dhe Saksoninë e Ulët.
Zyra e prokurorit të shtetit në Dyseldorf tha se operacioni u krye nga një ekip hetuesish narkotikësh nga doganat dhe policia nga Stuttgarti, North Rhine-Ëestphalia dhe Karlsruhe.