Inteligjenca artificiale (IA) mund të zbulojë tani nëse macja juaj ka dhimbje dhe kjo duke skanuar fytyrën e saj me një aplikacion të krijuar nga veterinerët dhe kërkuesit në Japoni, shkruan news.sky.com.
Aplikacioni u trajnua duke përdorur 6 000 imazhe të maceve dhe ata thonë se ka një saktësi prej mbi 95%.
”Veterinerët tashmë mund të tregojnë deri në një masë nëse një kafshë ka dhimbje. Më shumë se 70% e maceve të moshuara vuajnë nga artriti ose dhimbje, por vetëm 2% e tyre shkojnë në spital”, theksoi profesori Edamura, kreu i Qendrës Mjekësore të Kafshëve të Universitetit ”Nihon”.
“Pra, në vend të një diagnoze përfundimtare, ne përdorim aplikacionin si një mjet për t’i bërë të ditur pronarëve nëse situata është normale apo jo”, shton ai.
Më shumë se 230 000 njerëz e kanë përdorur aplikacionin që nga prezantimi i tij në Japoni vitin e kaluar.
Mayumi Kitakata jeton në Tokio me macen e saj 14-vjeçare Chi.
Ai përdor aplikacionin për të lexuar fytyrën e saj çdo ditë.
”Macja ime është në një moshë ku do të shfaqen gjithnjë e më shumë sëmundje. Kështu që të qenit në gjendje të vizitoni veterinerin, ndërsa zvogëloni numrin e vizitave në spital, është shumë e rëndësishme për të dhe mua”, theksoi Kitakata.