Pas konferencës për shtyp, të zhvilluar ditën e sotme, 24 orë përpara ndeshjes së parë, atë përballë Italisë, ku përpara gazetarëve dolën Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti, skuadra ka zbritur për herë të parë edhe në tapetin e blertë të Signal Iduna Park, për të kryer edhe stërvitjen zyrtare përpara ndeshjes.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga News 24, kuq e zinj-të po kryejnë seancën stërvitore nën urdhrat e Sylvinhos dhe stafit teknik.
Ajo që vihet re është mbizotërimi i atmosferës pozitive tek djemtë tanë, që shpresojmë të ndikojë pozitivisht për sfidën e së shtunës përballë Italisë.

Whatsapp Image 2024 06 14 At 18.26.49 (1)

Whatsapp Image 2024 06 14 At 18.26.49

Whatsapp Image 2024 06 14 At 18.26.48

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: