“Euro 2024” ka mar rë udhën dje në mbrëmje me takimin në Mynih mes Gjermanisë mikpritëse të kompeticionit dhe Skocisë. Kjo ka qenë ndeshja që i ka dhënë udhë Europianit numër 17 në histori e që ka prodhuar gjithçka mund të kërkohet nga një kompeticion madhor i këtij lloji. Të shumtë janë ata që e diskutojnë ndeshjen e parë. Është gjithnjë kjo ndeshje që shënjon historinë e Europianëve dhe nuk mund të ndodhte ndryshe edhe në “Gjermani 2024”. Gazeta spanjolle “Marca” i ka kushtuar një speciale historisë së kampionateve europianë duke nisur që nga viti i largët 1960 e për të mbërritur deri në “Euro 2024” që ka marrë jetë nga Mynihu.

FRANCË 1960 – Pa dyshim është një nga kompeticionet më të veçantë në historinë e Europianëve jo vetëm për faktin se ishte i pari i luajtur. Për shkak dhe të rregullores dhe mënyrës së organizimit të këtij kompeticioni “Euro 1960” në Francë u luajt me 4 skuadra. Franca, Jugosllavia, Bashkimi Sovjetik dhe Çekosllovakia ishin pjesëmarrëse në kompeticion. Sot që flasim vetëm një shtet ka mbetur (Franca) në këmbë. Ndeshja inauguruese ishte ajo mes Francës organizatore dhe Jugosllavisë e fituar nga ballkanasit me shifrat 4-5. Galiç, Zanetiç, Knez dhe Jerkoviç (2) gjunjëzuan Francën mikpritëse. Jugosllavia do të binte në finale kundër BRSS-së (2-1).

SPANJË 1964 – Katër vjet më vonë, kompeticioni i mbajtur në Spanjë do të ruante të njëjtën strukturë dhe të njëjtën mënyrë organizimi, me 4 skuadra që do të garonin në fund për trofeun. Spanja si vend organizator do të priste në gjysmëfinale Hungarinë, ishte ndeshja e parë e “Euro 1964”, duke fituar 2-1. Me të njëjtin rezultat Spanja do të fitonte në finale kundër kampionëve të fuqi të Bashkimit Sovjetik. I

TALI 1968 – Pa dyshim një nga kompeticionet më të veçantë e më të diskutuara. Italia organizatore e niste Europianin e shtëpisë me takimin kundër Bashkimit Sovjetik. Koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim pa gola, duke bërë që fituesi të zgjidhej nga hedhja e monedhës që shkoi për italianët. Në finale më pas e luajtur dy herë, Italia mundi Jugosllavinë.

BELGJIKË 1972 – Belgjika organizatore përballejn me Gjermaninë Perëndimore më 14 qershor 1972. në të njëjtën kohë Hungaria përballej me Bashkimin Sovjetik. Të zotët e shtëpisë mundeshin 1-2 nga gjermanët, që në fund do të triumfonin në finale kundër sovjetikëve pastër 3-0.

JUGOSLLAVI 1976 – Ballkanasit ishin vend organizator, por ndeshja e parë ishte ajo ndërmjet Çekosllovakisë dhe Holandës, e fituar 3-1 nga çekosllovakët. Në finale lindorët barazuan me Gjermaninë Perëndimore (2-2)… por fituan titullin me penalltinë e famshme të Panenkës.

ITALI 1980 – Kjo ishte faza e parë finale e një Kampionati Europian me tetë skuadra. Gjermania Perëndimore u hakmor për humbjen e saj në finalen e ’76 në debutimin e saj duke mundur Çekosllovakinë 0-1 dhe fitoi Euro duke mundur Belgjikën (1-2).

FRANCË 1984 – “Les bleus” (Blutë) fituan ndeshjen e parë, atë debutuese të Kampionatit Europian me një gol të Mishel Platini kundër Danimarkës. Organizatorët e kompeticionit i shkuan deri në fund garës që përfundoi duke fituar finalen kundër Spanjës (2-0) me golat Platini (9 gola) dhe Bellone.

GJERMANI 1988 – Do të mbahet mend në fund për suksesin e Holandës së madhe të Rud Gulit, Van Basken e me shokë pikërisht në Gjermani, aty ka nisur dhe mbrëmë edicioni i 17-të i Kampionatit Europian. Por ndeshja kyçe ishte ajo e luajtur në Dyseldorf mes Gjermanisë dhe Italisë e mbyllur në barazim 1-1.

SUEDI 1992 – Euro zhvillohej në Suedi dhe nisi me barazimin ndërmjet të zotëve të shtëpisë dhe Francës. Erikson kaloi mikpritësit në avantazh dhe Papen barazoi për Francës. Surpriza e madhe ishte Danimarka, e cila nuk ishte kualifikuar fillimisht, mori titullin pasi mposhti Gjermaninë 2-0 në finale, duke zëvendësuar në Kampionatin Europian Jugosllavinë e përjashtuar. ANGLI 1996 – Tyrkillmaz nga një penallti barazoi golin e Alen Shirer dhe e hidhëroi Anglinë organizatore në ndeshjen inauguruese të Europianit. Në finale, Gjermania moti revanshin kundër Çekisë duke e mundur në finale me “golin e artë (golden goal) të Oliver Birhof.

BELGJIKË DHE HOLANDË 2000 – Për herë të parë Europiani luhej në dy vende. Fatin për të nisur kompeticionin e kishte Belgjika. “Djajtë” e nisën mirë falë fitores 2-1 kundër Suedisë, por nuk e kaluan fazën e grupeve. Franca mposhti Italinë (2- 1) në finale falë “golit të artë” të Trezege.

PORTUGALI 2004 – E habitshme, por Greqia u bë i pari vend që mundi në ndeshjen e parë të kompeticionit dhe në ndeshjen e fundit (finale) të kompeticionit vendin organizator Portugalinë, 1-2 në debutim dhe 0- 1 në finale me golin e Haristeas.

AUSTRIA DHE ZVICËR 2008 – Një gol i Sverkos vendosi ndeshjen hapëse. Në finale, Spanja fitoi Euron e dytë në historinë e saj, duke mposhtur Gjermaninë (0-1) me një gol të Fernando Torres.

POLONI DHE UKRAINË 2012 – Levandovski kaloi mikpritësit në avantazh dhe Salpingidis barazoi. “La Roja” fitoi për të dytën herë radhazi kampionatin duke mposhtur Italinë (4-0) në finale.

FRANCË 2016 – “Les Bleus” arritën një fitore “in extremis” me golin e Pajet në minutën e 87-të kundër Rumanisë. Franca i shkoi deri në fund për tu mundur në finale nga Portugalia. EURO 2020 – Euro e pandemisë. Ajo u mbajt një vit më vonë në 11 vende në të gjithë Evropën. Finalja ishte në “Uembli”, por ndeshja inauguruese u luajt në Romë dhe u mbyll me fitoren 3-0 të Italisë kundër Turqisë. Italia fitoi finalen, me penallti, ndaj Anglisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: