Këngëtarja kanadeze Celine Dion ka zbuluar se planifikon të kthehet në skenë pas diagnostikimit e sëmundjes që i shkaktonte çrregullim neurologjik në vitin 2022, shkruan BBC.

”Stiff Person Syndrome” (SPS) shkakton spazma muskulore, me të cilat Dion thotë se ajo jetoi për vite të tëra pa e diagnostikuar, duke besuar se ”ishte lodhje nga turnetë muzikorë.

Dion thotë se zëri i saj aktualisht është duke u “rindërtuar”, siç do të jetë shfaqja e saj e re në Las Vegas.

“Kemi punuar shumë për ta bashkuar këtë shfaqje, sepse jam kthyer në një formë të mirë”, theksoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: