Përballja Serbi-Angli, e vlefshme për Europianin dhe që do luhet sonte, ka sjellë trazira. Sipas asaj që shkruajnë mediat, tifozët serb kanë djegur flamurin shqiptar dhe atë të Anglisë.

Kujtojmë se në Gjermani, më saktësisht në afërsi të stadiumit ku do të mbahet ndeshja, pra në Veltins Arena (Gelsenkirchen), dita e sotme është shoqëruar me konflikte dhe dhunë nga të dyja palët.

“Dikush ka hyrë në zonën tonë të tifozëve me flamurin e Shqipërisë, ku ka ndodhur kaos. Flamuri është djegur, ka reaguar edhe policia”, bën me dije media serbe Mozzart.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb