Dhjetra zjarrfikës u thirrën për të shuar zjarrin në një bllok banesash në qendër të Londrës, ndërsa katër persona u dërguan me urgjencë në spital.

Pamjet tregojnë një zjarr të furishëm në banesën në katin e tretë të një blloku banimi 22-katësh në rrugën Commercial në Spitalfields, Tower Hamlets.

Rreth 60 zjarrfikës dhe tetë makina zjarrfikëse shkuan në vendngjarje këtë pasdite.

Brigada e Zjarrfikësve të Londrës tha se një banesë me katër dhoma u shkatërrua nga zjarri.

“Unë isha duke punuar afër ndërtesës dhe vumë re se kishte një zjarr matanë rrugës”, tha një dëshmitar.

Capture1
Capture1

“Kishte shumë njerëz që shikonin dhe askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte.”

Ndërsa origjina e zjarrit nuk dihet ende dhe po hetohet, kalimtarët e rastit pohojnë se flakët janë shuar brenda 45 minutave, pasi oficerët e kontrollit kanë marrë 21 thirrje lidhur me zjarrin.

Brigada e zjarrfikësve përdori një shkallë rrotulluese 32 metra për të ndihmuar në luftimin e zjarrit nga lart.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb