Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë.

I riu shkaktoi një aksident ditë e djeshme në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, ku përplasi për vdekje një këmbësore.

Policia njofton se pasi përplasi këmbësoren, 21-vjeçari ka goditur edhe një automjet.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoret, shtetaset F. M., dhe Xh. M., dhe më pas, si pasojë e përplasjes ka goditur mjetin me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç. Shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i njërit prej tyre, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: