Fredi Beleri bën rekursin e radhës në Gjykatën e Lartë vetëm pak ditë para vendimit të Apelit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës nga zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, kërkon shfuqizimin e vendimit të Prokurorisë së Vlorës që regjistroi procedimin penal për të.

GJKKO dënoi në shkallën e parë Fredi Belerin me dy vjet heqje lirie. Nuk dihet nëse Apeli i GJKKO do të lerë në fuqi të njëjtin vendim për Belerin ose jo, por kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, tashmë është edhe eurodeputet, pasi u zgjodh nën siglën e “Nea Demokracia” për zgjedhjet në Parlamentin Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: