Pak ditë më parë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 të autores dhe gazetares Evis Ahmeti, u trajtua historia e një çifti të cilët ishin në konflikt me njëri-tjetrin.

Dy të rinjtë u martuan dhe krijuan jetën e tyre, ku më vone si frut i dashurisë erdhi në jetë një fëmije që sot është 15 vjeç.

E mitura prej pesë vitesh tashmë nuk komunikon dhe nuk është takuar me të atin, dhe shkak për këtë është bërë e ëma, pasi si pasojë e konflikteve çifti është ndarë.

E ëma e 15-vjeçares nuk e lejoi më të bijën të takonte asnjë nga familja e ish bashkëshortit, duke u betuar për një gjë të tillë që në momentin e ndarjes.

Vjehrra e saj dhe kunata rrëfyen dhe denoncuan ish-nusen për mbajtje peng të mbesës 15-vjeçare.

Ndërkohë vetë e mitura është përballur në emision me dy të afërmet, ku ka deklaruar se nuk e do babanë pasi ai është munduar t’i vrasë të ëmën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb