Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur në lidhje me vendimin e Apelit për t’i dhënë vulën ish kryeministrit Sali Berisha.
Ai ka zbuluar se ka pasur propozime për të krijuar edhe një parti të re por ka qenë Berisha ai që i ka bërë të vijojnë betejën për t’u njohur si PD zyrtare.
Boçi ka shtuar se vendimi i Apelit ka qenë një pikë drejtësi në një pikë padrejtësie, ndërsa shtoi se sistemi i drejtësisë është i kapur.
“Ka pasur kërkesa për të krijuar një parti të re, por ishte insistimi i Berishës ai që na bëri të vijojmë betejën.
Argumentet juridike që në kishim paraqitur ishin ndryshime statutore dhe ne kishim besim se do të merreshin parasysh nga gjykata.
Në arsyetimet tona kemi thënë që një çështje e tillë gjyqësore as nuk duhej të ekzistonte pasi është një procedurë administrative.
Vendimi ishte surprizë për ata që menduan se ndërhyrjet nga jashtë dhe brenda, do të ndikonin në vendim. Në Apel kemi pasur edhe prezencë të ndërkombëtarëve.
Ishe një pikë drejtësi në oqeanin e padrejtësisë.
Drejtësia është e kontrolluar”, tha ai.