Gazetari i News 24 Kristi Sejatllari, në një lidhje live nga Hamburgu, pak përpara derbit të Ballkanit mes Kroacisë dhe Shqipërisë, tha se kjo sfidë është për jetë a vdekje, pasi të dy kombëtaret luftojnë për t’u kualifikuar.
Sejatllari tha se besimi për një fitore të mundshme ndaj Kroacisë nuk është humbur. Ndërsa, dha edhe detaje për formacionin e Shqipërisë, teksa tha se pritet të jetë në fushë Ismajli në vend të Ajetit dhe Arbër Hoxha të zëvendësojë një nga sulmuesit, me shumë gjasa Seferin.
Gazetari Kristi Sejatllari: Tifozët shqiptarë janë optimist. Nuk ka vetëm tifozë shqiptarë, por ka edhe tifozë kroatë. Tifozët shqiptarë dhe kroatë më shumë kanë festuar bashkë, pasi dihet se raportet mes shteteve tona është e mirë. Kanë festuar bashkë dhe kanë pirë birra deri në orët e para të mëngjesit. Normalisht te ekipi ynë dhe tifozëria ka ndikuar edhe ndeshja me Italinë, por edhe çmimet e kripura kanë bërë që shumë bileta mos të shiten. Çmimet e kripura kanë ndikuar në numrin e tifozëve.
Tifozët kroatë fatkeqësisht do të jenë më të shumtë në numër në këtë sfidë. Besimi nuk është humbur. Të gjithë janë optimistë për të surprizuar, pas atij zhgënjimi me Italinë. Në formacion ka dy dilema të vogla, Ismajli mund të zëvendësojë Ajetin dhe Arbër Hoxhaj mund të jetë në vend të Asanit ose të Seferit. Te Kroacia, Ivan Perisiç pritet të zëvendësojë Vlasiç.
(Balkanweb)