Shqiptarët festuan bashkë me djemtë e Kombëtares rezultatin 2 me 2 me Kroacinë. Mijëra shqiptarë në stadium, ndërkohë miliona jashtë ambienteve të “Voltsparkstadium” brohoritën me të madhe “O sa mirë me qen shqiptar”.
Por, jo vetëm kuqezinjtë përjetuan me shpirt emocionet e kësaj ndeshje, edhe vajza e trajnerit Silvinjo ka festuar e ka duartrokitur për barazimin e kësaj ndeshje.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, Taty Mendes, ka postuar disa pamje nga ndeshja. Taty shihet teksa në fund të ndeshjes fshin lotët e gëzimit dhe feston bashkë me të ëmën dhe me mijëra shqiptarë që ndodhen në stadium.