Një incident i pakëndshëm është regjistruar në studion e emisionit “Përputhen”. Kjo pasi një nga konkurentët ka tentuar të shkojë në poltronin ku qëndronte gazetari, Ronaldo Sharka dhe ta godasë atë. Gjthçka ka ndodhur pas një përplasje verbale, që Sharka ka pasur me një nga konkurentët, Orjanin. Ky i fundit është çuar nga vendi duke tentuar ta godasë.
Sipas Orjanit, shkak është bërë sjellja arrogante e Sharkës, ndërsa ky i fundit i drejtohet duke buzëqeshur se duhet ta marrë situatën me qetësi. Në momentin kur debati agravoi, Orjani po fliste me një tjetër konkurent për sedrën e një mashkulli, pikërisht këtu ndërhyn gazetari dhe gjakrat nxehen. Konkurentët ndërhynë që situata të mos acarohej më tej.
(A.A/BalkanWeb)