TIRANE

Gazetarja Ilnisa Agolli dhe partneri saj Meriton Mjekiqi kanë nisur pushimet së bashku. Ish-banorja e “BBV” ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment romantik me moderatorin nga plazhi, ndërsa i ka shprehur atij dashurinë.

“Të dua”- ka shkruar Ilnisa krahas fotos së tyre me dy gota shampanjë në duar.

Ilnisa ka vendosur që të “arratiset” në pushime me Meritonin në këto ditë të nxehta vere, duke shijuar dhe kaluar me shumë kohë me njëri-tjetrin.

Historia e tyre e dashurisë nisi në shtëpinë e “BBV”, ku dyshja u njohën së bashku, ndërsa vazhduan lidhjen edhe pas daljes nga ky reality show.

Ndonëse fillimisht familjarët e moderatorit nuk ishin pro romancës së tij me gazetaren e cila është disa vite më e madhe se ai në moshë, tashmë mesa duket ata kanë ndryshuar qëndrim, kjo vërehet qartë tek motra e Meritonit, e cila tashmë ndjek të dashurën e të vëllait në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Ilnisa ka një vajzë Anais nga ish-bashkëshorti, ndërsa Meritoni ka një djalë me ish-partneren e tij, Loar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb