Dënohen me burg katër anëtarë të familjes më të pasur britanike pasi janë shpallur fajtorë për shfrytëzimin e punonjësve të tyre të pambrojtur të shtëpisë dhe ofrimin e punësimit të paautorizuar.

Manjati me origjinë indiane, Prakash Hinduja dhe gruaja e tij, Kamal, së bashku me djalin e tyre, Ajay dhe gruan e tij, Namrata, megjithatë, një gjykatë zvicerane i liroi nga akuzat më të rënda për trafikim njerëzor të lidhur me shërbëtorët e tyre.

Gjykata vendosi që shërbëtorët, të cilët ishin kryesisht indianë analfabetë dhe punonin në vilën e tyre buzë liqenit në Gjenevë, e dinin se çfarë po bënin.

Katër anëtarët e familjes u dënuan me nga katër deri në katër vjet e gjysmë burg.

Avokatët që përfaqësojnë të pandehurit thanë se do të apelonin vendimin, raporton skynews.

Në mbrojtjen e tyre, ekipi ligjor i familjes Hinduja deklaroi se stafi u trajtua me respekt dhe iu dha strehim.

Të katër ata u akuzuan për sekuestrimin e pasaportave të punëtorëve, duke i paguar në rupi, jo në franga zvicerane duke i ndaluar ata të largoheshin nga vila dhe i detyronin të punonin me orë të gjata për një shumë të vogël në Zvicër, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb