Temperaturat e nxehta janë të mundimshme. Njeriu djersin dhe lodhet më shumë gjatë verës si pasojë e këtyre temperaturave. Dushi tingëllon idea më e mirë për të gjetur lehtësim nga vapa, lodhja dhe djersa. Ndaj kur vjen puna tek higjena personale në verë, natyrshëm lind pyetja sa shpesh duhet të bëjmë dush në stinën e verës?
Shumica e njerëzve lahen çdo ditë, por kjo sipas ekspertëve është e tepruar. Ekspertët dermatologë thonë se njerëzit e teprojnë me dushin e përditshëm. Dushi i tepruar përthan lëkurën dhe prish ekuilibrat e vajrave mbrojtës të lëkurës.
Për pasojë, dushi i përditshëm është i panevojshëm, sipas ekspertëve. Në muajt e ngrohtë të verës, dermotologët thonë se njeriu duhet të marrë në konsideratë mjedisin, aktivitetin dhe vetë trupin. Për shembull, klima e lagësht nënkupton që trupi përthith më shumë papastërti që nxjerr në pah nevojën për tu larë më shumë.
Për më tepër, njerëzit që kryejnë aktivitet fizik që nënkupton djersitje më të madhe, duhet të rrisin dozat ditore të dushit. Dermatologët thonë që të tregoni kujdes me lëkurën. Mbajeni ujin të vakët që të pengoni përtharjen e lëkurës.
Uji i vakët mirëmban qarkullimin e gjakut dhe përmirëson imunitetin.
Ju gjithashtu duhet të tregoni kujdes me peshqirin.
Ju nuk duhet ta fërkoni lëkurën me ashpërsi me peshqir sepse do ta dëmtoni.
Dermatologët shprehen se ju duhet të shmangni leckat e lagura me solucion anti-bakterial për fshirjen e trupit sepse ato prishin mikrobiomën e lëkurës.
Rregulli i përgjithshëm për të cilin dermatologët bien njëzëri dakord është që në stinën e verës të bëni dush dy herë në ditë.
Dushi i parë duhet bërë në mëngjes pasi të zgjoheni ndërsa i dyti përpara se të shtriheni për të fjetur.
Dushi i mbrëmjes është i nevojshëm sepse kontribuon në cilësinë e gjumit.
Në të dyja rastet, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 10 minuta, sepse duke e tepruar ai mund të jetë shumë i dëmshëm për lëkurën/aw/