Një seri shpërthimesh ndodhën pranë një anijeje mallrash në Gjirin e Adenit, 126 milje detare larg brigjeve të Jemenit.

Kjo u njoftua nga Ukmto, Agjencia Britanike e Sigurisë Detare, duke shpjeguar se ekuipazhi i anijes shpëtoi i sigurt nga sulmet dhe vazhdoi udhëtimin drejt destinacionit të synuar.

Shpërthimet mund të jenë shkaktuar nga një sulm i milicëve shiitë Houthi dhe një hetim është duke u zhvilluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: