Një automjet është shkrumbuar nga zjarri në Maliq. Ngjarja ndodhi në rrugën e fshatit Çaushli.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se zjarr ka rënë në automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin me inicialet Xh. Sh., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit, nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë, për shkak të ndonjë mase në sistemin elektrik.
(BalkanWeb)