Italia synon që të marrë një rezultat pozitiv ndaj Kroacisë, në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Mesfushori i axurrëve, Pellegrini ka dhënë mendimin e tij për këtë takim, në intervistën e dhënë së fundmi.

“Sigurisht që pas ndeshjes me Spanjën në grup nuk është e njëjta atmosferë si pas Shqipërisë. Ndaj Spanjës nuk zhvilluam një ndeshje në lartësinë e Italisë, por kjo vjen edhe për meritë të kundërshtarit. Objektivi jonë është të kalojmë grupin dhe të dominojmë ndeshjet, kjo është ajo që na kërkon Spalletti.

Jemi kampionët në fuqi dhe duhet ta tregojmë, edhe pse e vërteta është se skuadra ka ndryshuar. Por, duhet të japim 100%, jemi një grup i bukur dhe i bashkuar. Ndaj Kroacisë nuk do të luajmë për të barazuar, por do të futemi në fushë për të dominuar dhe fituar” –tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb