Trajneri i njohur, Shpëtim Duro, i ftuar në “Euro 24” në News 24  tha se Spanja do të jetë në nivel maksimal, edhe pse do ketë ndryshime ndaj Shqipërisë. Sa i takon mundësisë për të kaluar grupin me 2 pikë, Duro e shikon si një mision të vështirë.

“Sa i takon lodhjes, dihet që janë të freskët, pasi disa nuk kanë luajtur. Ato do luajnë që të justifikojnë veten e tyre. Broja, Manaj, çfarë themi ne, ka filluar konkurrenca aty. Gjithçka varet nga ne, nga mënyra sesi do reagojmë ne. Nuk duhet të luajmë si në pjesën e parë me Italinë. Duhet të luajmë si në pjesën e parë me Kroacinë.

Kualifikimi me 2 pikë? Do të jetë e vështirë. Le të luajmë në nivelin si ndaj Kroacisë” – tha ai.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb