Një fanse amerikane e Edmonton Oilers ka fituar një kontratë me Playboy pasi ka treguar gjoksin e saj ne një ndeshje playoff të hokejit mbi akull, një lëvizje që u bë virale në SHBA.
“Kjo është Kate, maskota”, thuhet në postimin e Playboy për kontratën e sportdashëses. Kate, e cila sipas Daily Mail kishte refuzuar ofertat nga faqet rozë, u bë e famshme në rrjetet sociale kur më 31 maj tregoi gjoksin gjatë fitores së ekipit të saj ndaj Dallas Stars.
Ajo vetë në postimin e saj në Instagram rreth 24 orë më parë ka pohuar se gjithçka është bërë në gjendje të dehur.
“Përshëndetje, une jam vajza Oilers- emri im i vërtetë është Kate. Mendova shumë për atë që doja t’ju tregoja. Ajo që dua të them është se ju mund të jeni personi më i përsosur, ju mund të shpëtoni kotele nga mbytja në lumenj, por gjithmonë do të ketë dikush që ju urren. U deva dhe zhvesha gjoksin në një lojë Oilers dhe u bë virale’, shkruan Kate në rrjetin social në Instagram.
View this post on Instagram
View this post on Instagram