Dea Mishel ka treguar në studion e Top Arena se është përballur me shumë komente negative, pas ndërhyrjes së vështirë që ajo ka kaluar pak kohë më parë.
Ajo rrëfeu se madje komentuesit i kanë uruar edhe vdekjen, ndërsa të njëjtën gjë deklaroi edhe Fifi. Këngëtarja tregoi se kur i ra të fikët në Big Brother, babait të saj i kanë dërguar mesazhin e rëndë “ishallah nuk çohet që aty”.
Dea Mishel: Janë disa njerëz që komentojnë gjëra çnjerëzore. Unë kisha dhënë mesazhin për sëmundjet, kontrollet e shpeshta dhe kishte njerëz që më uronin dhe vdekjen, ishte e tepërt. Nuk di çfarë të them më tepër. Janë ca gjëra që e kalojnë njerëzoren, uroj që njerëzit të kenë pak më shumë pozitivitet.
Fifi: Unë një këshillë kam. A e mban mend kur më ka rënë të fikët, babait tim i kanë çuar mesazh ‘ishalla nuk çohet’. Kështu mos e vrit mendjen fare, veç uroje prej vetes dashurinë dhe kaq. Mos u merr fare me ta dhe injoroji.