Është bllokuar rruga dalëse nga Shëngjini drejt Kurbinit.

Trafiku ka krijuar një radhë me automjete prej rreth 12 kilometrash, ndërsa shkak për një numër kaq të madh automjetesh, është bërë fluksi i madh i turistëve.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se dhe pse policia po mundohet te drejtoje trafikun, sërish situata është e vështirë për drejtuesit e automjeteve.

Kjo nuk është një situatë sporadike, por e përsëritur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb