Futbolli i shfaqur nga skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente ka tërhequr spanjollët përpara televizorit, pas periudhave të errëta në lojën e “La Roja”s. Ato më shumë sesa 1000 pasime bosh në Kupën e Botës 2018 kundër Rusisë, ose pamundësia kundër Marokut në “Katar 2022”, janë shumë larg.

Ky ekip po luan futboll të mrekullueshëm me figura të pritshme si Karvahal apo Rodri, të tjerë jo dhe aq të pritshëm si Fabian Ruiz, Kukurela apo Le Normand dhe të tjerë që thjesht i vënë shërbimet e tyre për kënaqësinë e tifozit, si Lamine Jamal dhe Niko Uilliams.

Për ndeshjen kundër  Italisë, numri mesatar i teleshikuesve ishte 8.5 milionë dhe me rekordin 10 milionë telespektatorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb