Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho mbyllën rrugëtimin e Europianit, pas disfatës së hidhur 1-0 ndaj Spanjës. Për “Euro 24”, në News 24, trajneri i njohur, Mirel Josa foli për ecurinë e ekipit tonë në këtë kompeticion.
“Ekipi e nisi në rritje. E filluam keq me Italinë e më pas u përmirësuam. Do donim të qëndronim më shumë në Europian, por nuk ia dolëm. Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit tonë përfaqësues. Për mua është pozitive fakti që arritëm deri këtu. Nuk ka qenë e mirë ajo ndeshje me Italinë, e vetmja ndeshje ku unë i jap nota negative” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)