Eskorta që shoqëronte kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban është përfshirë në një aksident paraditen e së hënës në Gjermani.

Një nga makinat u përplas me një motor, eskortë policie e kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi teksa Orban ishte rrugës për në aeroportin e Shtutgartit pasi kishte ndjekur një ndeshje të kampionatit evropian të kombëtares së futbollit të vendit të tij.

Nga ky aksident një oficer policie vdiq dhe një oficer tjetër u plagos rëndë.

Shoferi i makinës u përplas me motorin ndërsa ishte duke marr një kthesë majtas’, tha policia e Shtutgartit.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb