Gazetari Osman Stafa, ka zbuluar detaje në reja në lidhje me skandalin në spitalin e Onkologjikut, ku pacientët detyroheshin të shkonin për trajtim në spital privat, pacientëve u jepej më pak ilaç se sa duhej dhe medikamentet u jepeshin farmacive që t’i shisnin.

Stafa është shprehur se minimumi që shteti shqiptar duhet të bëj është tu ofrojë medikamente dhe trajtime këtyre qytetarëve që kanë nevojë, por është e frikshme të bësh Pazar me jetën e pacientit.

Më tej Stafa u shpreh se në shumë raste që edhe i ka ndjekur nga afër, pacientët nuk kanë pasur mundësi as të gjejnë medikamentet, në disa raste ne jemi munduar ti ndihmojmë, tu sigurojmë edhe medikamentet jetë shpëtuese, u shpreh gazetari Stafa.

Stafa: Shteti shqiptar duhet tju ofrojë qytetarëve këto shërbime, por për të paktën 2 vite fëmijët nuk kishin medikamente jet shpëtuese, dhe këtë çështje unë e kam çuar në Prokurori dhe kisha të gjitha dokumenta dhe fakte

Unë bëra apelim të Gjykatës së Shkallës së par që thoshte se ka mungesë medikamentesh por nuk është çështje penale, por politike për spitalet.

Problemi qëndron që drejtësia nuk ka bërë punën që duhej.

Ne kemi publikuar plotë raste dhe fëmijë që kanë kërkuar ndihmë sepse nuk kanë ku të mbështeten, përgjigjja që mer nga mjekët për ilacet është nuk ka, por trajtimet meren kur duhen dhe jo kur ka medikamente.

Dhe njerëzit detyrohen të gjejnë zgjidhje alternative.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: