Armand Nelaj, 52-vjeç humbi jetën më datën 24 në Sarandë, si pasojë e një shpërthimi teksa notonte në det.
Ndërkohë që policia njofton se tashmë pritet akti i ekspertimit i cili do të zbulojë dhe arsyen e shpërthimit të mjetit, nëse ishte aksidentale apo një atentat.
Ndërkohë që Policia e Vlorës po bashkëpunon me Prokurorinë lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 24.06.2024, informojmë se Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, pasi në afërsi të Portit Detar Sarandë, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, ndërkohë që notonte në det, pranë gomones së tij, shtetasi A. N., 52 vjeç, banues në Sarandë. Në vijim, pritet akti i ekspertimit për arsyen e shpërthimit. Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.