Që nga nisja e sulmeve të Izraelit, situata në Gaza sa i përket ushqimit dhe ujit të pijshëm, është shumë e vështirë.

Të shumtë kanë qenë edhe të cilët kanë humbur jetën si pasojë e mungesës së ushqimit, mes tyre edhe fëmijë.

Ndërkohë dëshmitë që vijnë nga Gaza janë tronditëse.

“Ka vetëm miell dhe ushqim të konservuar, nuk ka asgjë tjetër për të ngrënë, nuk ka perime, as mish dhe as qumësht. Kam humbur mbi 25 kilogramë nga pesha ime. Njerëzit takohen në rrugë dhe shumë nuk mund ta njohin njëri-tjetrin për shkak të humbjes së peshës dhe pamjes më të vjetër”, tha Abu Mustafa, një banor i Gazës, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: