Të paktën tetë persona u vranë nga rrufeja në shtetin lindor të Indisë, Bihar, thanë zyrtarët.
Reshje të dendura shiu dhe bubullima të shoqëruara me vetëtima kanë goditur shtetin gjatë 24 orëve të fundit.
Kryeministri i Biharit, Nitish Kumar ka shprehur ngushëllime me familjet e viktimave dhe ka njoftuar lehtësim monetar për ta.
(A.A/BalkanWeb)